Ballina Kronikë Momente paniku në kryeqyet, automjeti merr flakë në ecje

Momente paniku në kryeqyet, automjeti merr flakë në ecje

Një automjet në rrethrrotullimin e doganës në Tiranë ka marrë flakë në ecje. Nuk dihen ende shkaqet që kanë sjellë këtë ngjarje.

Makina e përfshirë nga flakët ka shkaktuar tym në zonë dhe panik në radhët e qytetarëve. Gjendja e tensionuar është ndjerë në radhët e shoferëve të cilët kanë mbetur për disa minuta në radhët e trafikut të krijuar në zonë.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve, dhe normalizim të situatës. Më pas qarkullimi në zonë ka filluar normalisht.