Momente frike për 19 vjeçaren shqiptare, ja si tentoi ta përdhunonte taksisti “i sjellshëm” italian

66

Momente terrori për një 19 vjeçare shqiptare në Itali e cila i shpëtoi përdhunimit nga një taksist italian.

19 vjeçarja qëndronte prej disa muajsh në Itali. Një natë ajo po priste autobuzin në zonën e Trezzanos, teksa një taksist italian 50 vjeçar i ofroi ta dërgonte në shtëpi.

Gjatë rrugës për në shtëpinë e vajzës, taksisti devijoi dhe e ndaloi makinën në rrugën Darwin, zonë kjo e izoluar ku lëvizja e automjeteve është pothuajse zero.

Ai ka tentuar ta prekë vajzën në vende intime dhe të kryejë marrdhënie seksuale me të. Shqiptarja 19 vjeçare ka arritur të largohet duke ulëritur nëpër rrugë.

Fatmirësisht vullnetarët e Kryqit të Verdhë, e dërguan atë në spital e në Komisariat ku bëri dhe denoncimin.

Taksisti tashmë ndodhet në burgun e San Vittore.