Momente frike në Tiranë, një banesë përfshihet nga flakët

36

Një zjarr ka rënë në një shtëpi 2-katëshe në Tiranë.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:20, në rrugën “Myslym Shyri”, në kryqëzim me rrugën “Adem Kruja”.

Mësohet se shtëpia është e pabanuar, teksa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve në kontroll.

Pritet të përcaktohet edhe shkaku i zjarrit, që deri tani ka shkaktuar vetëm dëme materiale.