Momente frike në Romë, tërmeti nxjerr banorët nga shtëpitë

62

Një tërmet 3.3 i shkallës Rihter ka tronditur italianët. Lëkundjet që u ndjenë në orën 05:03 të mëngjesit në Itali kanë alarmuar banorët të cilët me frikën se tërmeti mund të ishte më i fortë se aq.

Epiqendra është regjistruar në zonën verilindore të Romës. Mediat njoftojnë se lëkundjet ishin 5 km nga komuna Fonte Nuova në provincën e kryeqytetit italian.

Tërmeti është ndjerë shumë nga banorët të cilët kanë qëndruar disa orë në rrugë pa u futur në banesa.