Momente ankthi për Sgarbin, kritiku italian kërkon ndihmë për të dalë nga deti në Palasë

50

Politikani dhe kritiku i artit, Vittorio Sgarbi ka rrezikuar të mbytet në brigjet e zonës së Palasës pasditen e së premtes.

Sgarbi ndodhet me pushime për disa ditë në Shqipëri, i shoqëruar nga vajza e tij Alba, një grup miqsh dhe i mirëpritur nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Kritiku italian është afruar drejt dallgëve agresive të detit dhe është gjendur në pamundësi për të dalë nga uji. Mes përpëlitjesh ai ka kërkuar ndihmë dhe ndaj tij është afruar e bija dhe një roje bregdetare.

Pamjet e këtij incidenti janë publikuar nga zyra e shtypit të Sgarbi.