Ballina Aktualitet Mogherini: Shtyrja e negociatave, gabim historik! Të ndryshohet sa më shpejt

Mogherini: Shtyrja e negociatave, gabim historik! Të ndryshohet sa më shpejt

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini thotë se udhëheqësit e bllokut kanë bërë “një gabim historik” që nuk hapën negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Mogherini shprehu keqardhje që liderët evropianë nuk mundën të gjejnë një marrëveshje pavarësisht “përparimit të jashtëzakonshëm të arritur nga të dy vendet“.

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte kundërshtari më i zëshëm i bisedimeve të anëtarësimit gjatë Këshillit Evropian duke argumentuar se procedurat e zgjerimit duhet së pari të përmirësohen para se të lejonin vendet e reja në bllokun prej 28 anëtarësh.

Por, Mogherini thotë se “është shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur“.