Ballina Sport Vendi Modriç te Inter, transferimi mund të bëhet në janar

Modriç te Inter, transferimi mund të bëhet në janar

Rikthehet në rend të ditës telenovela Inter- Luka Modriç. E nisur gjatë merkatos së verës, kroati nënkampion bote dhe Inter ishin shumë pranë, por presidenti i Real Madrdi, Florentino Perez vuri veton dhe ndalojë këtë transferim.

“Nuk mundet kurrësesi që një lojtar si Modriç nënkampion bote, tre herë rradhazi kampion europe të largohet me kosto 0. Është çmenduri,”- tha Perez gjatë muajit gusht, duke mbyllur debatin për kalimin e kroatit te Interi. Madje çështja shkoi dhe në UEFA, pasi Real Madrid akuzoi Interin se kishte shkelur rregullat e merkatos, por organi më i lartë i futbollit evropianë pushoj çështjen.

Gjithësesi, së fundmi ka qenë gazeta torineze “Tuttosport” që shkruan se drejtuesit zikaltër e duan Modriç me çdo kusht në San Siro. Sipas kësaj gazete, lojtari është shumë i gatshëm për këtë aventurë pasi një kalim në kampionatin Italian do ta kompletonte më së miri karrierën e tij pasi më parë ka luajtur edhe në Angli. Tashmë pritet merkato e janarit për të kuptuar nëse do ketë ose jo tentativë për kalimine kroatit në Milano, sponda zikaltër.