Moderatorja Jona Spahiu del në mbështetje të studentëve

34

Ajo ka publikuar në Instagram, një ndër pamjet më “shpresëdhënëse” që mund të ketë parë ndonjëherë. Jona Spahiu kujton kohën e saj si studente dhe periudhën e vështirë kur i ati ishte burgosur, për të thënë se është në krah të studentëve në protestën e tyre për të kërkuar plotësimin e kërkesave.

“Si një qytetare e këtij vendi, si një studente e dalë nga Fakultetet Monopol, si e bija e një njeriu që kaloi 24 vitet e jetës së tij në burgjet komuniste në kërkim të së drejtës, kjo është gjëja më shpresëdhënëse që më kanë zënë sytë”, – shkruan Spahiu.