Ballina KULTURË Modelja shqiptare Alba Vejseli, bukuria e “nënës natyrë” në krah të Paolo...

Modelja shqiptare Alba Vejseli, bukuria e “nënës natyrë” në krah të Paolo Bonolis

Modelja shqiptare Alba Vejseli është zgjedhur në rolin e Madre Natura, në spektaklin televiziv Ciao Darwin, të drejtuar nga prezantuesi i njohur Paolo Bonolis, çdo të premte në kanalin italian Canale 5.

Me një trup mjaft të bukur, 174 cm e gjatë, sy blu, flokë gështenjë dhe e veshur me bikini, ashtu siç e kërkon edhe roli i saj si “nëna natyrë”, Alba Vejseli ka bërë menjëherë për vete publikun italian e veçanërisht meshkujt.

Edhe pse është shfaqja e parë e saj në një spektakël televiz italian, modelja shqiptare ka pozuar më parë për të promovuar rajonin e Puglia apo dhe si fotomedele në reklama të ndryshme.

Nën drejtimin e Paolo Bonolis, prej 10 vitesh tashmë Ciao Darwin është nga spektaklet më të sukseshëm të gjigandit mediatik italian Mediaset. Personazhi i “nënës natyrë”, me anë të globit që rrotullohet, zgjedh konkurrentët e dy skuadrave të garojnë në lojëra argëtuese mes tyre.