Ballina Stil / Modë Shpaloset koleksioni i fundit nga Karl Lagerfeld

Shpaloset koleksioni i fundit nga Karl Lagerfeld

Sfilata e Vjeshtë/Dimër 2019-2020 e Fendi u mbyll me një homazh për stilistin e njohur Karl Lagerfeld.

Modelet e sfilatës nuk kanë mundur të mbajnë lotët, sidomos supermodelja Gigi Hadid- teksa në ekran shfaqeshin imazhet e stilistit që ndërroi jetë pak ditë më parë teksa skiconte krijimet e fundit.

Koleksioni i paraqitur në Milano ishtë i fundit që mban firmën e Lagerfeld dhe është i karakterizuar nga kërkesat për të renë, si gjithmonë me vëmendjen ndaj punës artizanale dhe detajeve.

Ja cilat janë krijimet e fundit që mbajnë firmën e ikonës së stilimit, i cili u shua të martën e 20 shkurtit, duke mos mundur të jetë në pasarelën e asaj që krijoi për Fendi.