Ballina LAJME Mjekja jep shifrat e frikshme të të infektuarve me HIV/AIDS, ja qarku...

Mjekja jep shifrat e frikshme të të infektuarve me HIV/AIDS, ja qarku më problematik

Pesë raste të reja të diagnostikuar me HIV/AIDS janë konfirmuar në qarkun e Elbasanit për 4-mujorin e parë të vitit 2019.

Mjekët shtojnë se më të prekur janë meshkujt.

Elena Bibaja Përgjegjëse e Sektorit të HIV/AIDS pranë ONVKP u shpreh për RTV Ora: Fëmijë nën moshën 15 vjeç janë 44 të infektuar me HiV. Të rinj që i përkasin grup moshës nga 16-24 vjeç janë 120 raste me HIV dhe të rritur 1041 persona të infektuar me virusin HIV.

Veç virusit të HIV-it janë edhe disa sëmundje të tjera ngjitëse të cilat në rast të moskujdesjes mund të shkaktojnë problem serioze me shëndetin.

Elena Bibaja: Hepatiti B është mjaftë i përhapur në popullatë, Hepatiti C, gjithashtu edhe sifilizi  që kryesisht merret nga marrëdhënie seksuale të pambrojtura.

Viti 2018 shënoi në total një numër prej 65 personash të prekur nga virusi i HIV/AIDS, nga këto 45 raste meshkuj dhe 25 femra.