Mjekët shqiptarë që shkuan në Itali pa dokument nuk nisin punën. Spitali: “Do t’u bëjmë testim”

98

Tridhjetë mjekët dhe infermierët që ndodhen prej tri ditësh në Itali, nuk kanë nisur ende punë në spitalet ku po luftohet me koronavirusin.

Pasi arritën të shtunën në Romë, të hënën pasdite shkuan në Brescia. Por ata ende nuk mund të fillojnë punë.

“Jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, por për fat të keq ka një problem themelor, nevojitet personel i specializuar për terapitë intensive”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Spitaleve Publike të Brescia, Gianmarco Trivelli.

Mësohet se mjekët do të testohen për të ditur se ku mund të inserohen.