Mjekët francezë japin versionin e tyre:”Mund të ketë shpërthime të dyta koronavirusi, por jo si epidemia që kaluam”

86

Koronavirusi është i pranishëm në Francë si në çdo vend të botës, megjithatë mjekë e studiues francezë e kanë përjashtuar mundësinë se mund të ketë një valë agresive virusi.

Profesor Philippe Juvin, drejtor i Kujdesit intensiv në spitalin Pompidou në Paris ka foluir për epideminë e koronavirusit duke u shprehur se mund të ketë shpërthime të vogla sërish, por këto shpërthime nuk do mund të krahasohen me shpërthimin që kaluam.

“Epidemia është ndoshta pas nesh. Do të ketë shpërthime të vogla, të cilat nuk do të kenë të njëjtin intensitet si epidemia e parë”-u shpreh ai.

Jean-Francois Toussaint, profesor i fiziologjisë në Universitetin e Parisit, ka bërë apel që vendi të shqyrtojë me urgjencë mundësinë e hapjes dhe heqjes së bllokimit e izolimit.