Ballina BOTA Mirupafshim Faton Shoshi! Era Istrefi, në krahët e këngëtarit britanik?

Mirupafshim Faton Shoshi! Era Istrefi, në krahët e këngëtarit britanik?

Era Istrefi, është zhvendosur për pak kohë në Londër, si pasojë e projekteve të reja në muzikë! Mirëpo, një tjetër arsye mund të jetë edhe historia e saj më e re e dashurisë.
Mesa duket, djali fatlum që i ka fituar zemrën është këngëtari britanik, Julian Perreta. Ata janë parë së bashku disa herë shumë pranë njëri-tjetrit, madje në një nga videot e publikuar nga vetë Perreta, 29-vjeçari e përshkruan Erën si princeshën e saj.
Ndërsa ende nuk ka pasur një konfirmim zyrtar se janë në një lidhje dashurie, nuk duket krejt e pamundur pasi të dy janë beqar. Era Istrefi hodhi pas krahëve historinë e dashurisë me ish-menaxherin e saj Faton Shoshi, ndërsa Perreta i ka dhënë fund lidhjes me supermodelen Barbara Palvin!
Ata janë pjesë e së njëjtës shtëpi diskografike ‘‘Universal Music Group’’, që ka marrë përsipër karrierën muzikore të dy yjeve! Më herët, Perreta është shprehur shumë krenar për Istrefin, gjatë performancës së saj në finalen e Kupës së Botës, në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam!