Ballina Aktualitet PD, Mirlinda Çollaku i kthehet Erion Veliajt: Të përçmohesh nga ty, veçse...

PD, Mirlinda Çollaku i kthehet Erion Veliajt: Të përçmohesh nga ty, veçse lartësohesh!

Ne nje aktivitet te djeshem me anetare te njesive bashkiake 2 dhe 3, te Kryemashtruesit ne detyre akoma ne Bashkine e Tiranes, Erion Velija, Pinoku I Tiranes, u shpreh me perbuzje e perçmim per vajzat e zonjat e njesise bashkiake 2.

Asnje cudi, asnje surprize qe detyrohesh ne nje salle te vogel, mbledh 2 njesi nga Tirana, pasi ti e di mire qe mbeshtetja jote ne njesine 2 eshte reduktuar, ne sa rrogetare ke ne listat e borderove te pagave te bashkise !

Qytetaria e njesise 2 ne Tirane, nuk do te pranoje per here te dyte mashtrimin, pasi as rruget, as kopshtet e cerdhet, as pastrimin e gjelberimin nuk e ke rregulluar, por je kujdesur vetem si ti marresh frymen me taksa e rritje cmimesh te sherbimeve qe ofron bashkia.

Por meqe ke zgjedhur te merresh me zonjat e njesise 2 te PD, me lejo te te them qe te percmohesh prej Erion Velise, vecse lartesohesh.

Ky nuk eshte zakon burrash, por burrerine nuk po ta kerkojme se eshte e tepert per ty.

Ato gra jane nena, motra, bashkeshorte e vajza te cilat kane marre persiper te qendrojne fort perballe modelit te te keqes, mashtrimit, korrupsionit e grabitjes me pronat publike, pastrimit te parave me kulla qe mbijne ne vend te parqeve per femije, vjedhjes qe je I gatshem te besh me cdo cmim, qofte kjo edhe jeta e Arditit .

Do qendrojme edhe me fort se c’mund ta mendosh, pasi nuk ka per te ndodhur qe te lejojme qe nje grup kriminal te tentoje te zhbeje edhe pluralizmin me 30 qershor.

Po, do te perballesh me ne Erion , pasi ky eshte modeli I Partise Demokratike ne te gjithe Shqiperine , djem e vajza intelektuale, te mireshkolluar edhe ne shkollat me te mira te Evropes, njerez qe per pasuri kane dijen e alternativat qe ofrojne.

Ti me kryeministrin tend te plakur, vazhdoni te qendroni ne krah me Nicet, Avdylet, Prenget e Roshet apo çerrat e Nehat Kulles…

Por Shqiptaret kete radhe kane folur qarte…