Ballina Ekonomi / Biznes Mirëqenia ekonomike, FMN: Shqipëria, e parafundit në Evropë

Mirëqenia ekonomike, FMN: Shqipëria, e parafundit në Evropë

Sipas të dhënave që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë publike, vendi ynë renditet i parafundit në Europë për të ardhurat e tij për frymë. Ndër 191 vende anëtare të FMN, në kontinentin evropian, vetëm Kosova renditet më poshtë se sa Shqipëria.

Vendi ynë, për vitin 2018, të ardhurat për frymë i ka në nivelin e 5 261 dollarëve, duke u pozicionuar kështu në vendin e 102, megjithëse ka shënuar një përmirësim të lehtë krahasuar me vitin 2017.

Prej vitesh Shqipëria, e cilësuar si një vend i bekuar me shumë pasuri natyrore dhe pozicion të lakmueshëm gjeografik, nuk po arrin që të rrisë të ardhurat me ritme më të shpejta se fqinjët dhe shtetet e zhvilluara të Bashkimit Evropian, duke mbetur kështu më e varfra në Evropë, së bashku me Kosovën.

Edhe sipas Konsumit Aktual Individual, i cili është treguesi i mirëqenies materiale të familjeve në Evropë, Shqipëria renditet e fundit, me 37 përqind të mesatares së BE.