Miratohet rregullorja, në Milano nuk do të pihet më duhan në ambiente publike

46

Në Milano, Këshilli i qytetit ka miratuar me 25 vota pro, 8 kundër e 2 abstenime “Rregulloren për Cilësinë e Ajrit”.

Kjo rregullore parashikon ndër të tjera, rregullin që nga 1 janari 2021 nuk do të lejohet pirja e duhanit në natyrë, por vetëm në zona të parashikuara për duhanpirje.

Nuk do mund të pihet duhan në ndalesat e stacionit të transportit publik, në parqe, në varreza e ambiente sportive si stadiumet.

Pirja e duhanit do të jetë e ndaluar edhe në distancën më pak se 10 metra nga njerëzit e tjerë.

Përveç kësaj, ndër vendime të tjera parashikohet që pikat e karburanteve do të duhet të pajisen me infrastrukturë të karikimit elektrik deri në 1 janar 2023.