Ballina Aktualitet Miranda Rira në spital duke pritur lindjen e vajzës, Luigi Soreca i...

Miranda Rira në spital duke pritur lindjen e vajzës, Luigi Soreca i dërgon letër

Kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira i dërgoi një letër më 1 mars ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca-s, ku i shprehte shqetësimet e saj në lidhje me buxhetin. Ditën e sotme, Soreca i ka kthyer përgjigje me anë të një letre Rirës, duke i shprehur shqetësimin e thellë lidhur me mosmiratimin e buxhetit të vitit 2019, për bashkinë Prrenjas. Megjithatë sipas gjasave letra nuk është dërguar në momentin e duhur, pasi Rira ndodhet në spital për të pritur vajzën e saj të dytë.

Kryebashkiakja e Prrenjasit, e ka mbajtur të fshehtë lajmin që lidhet me jetën e saj private, duke i dhënë përparësi punëve të Bashkisë. Letrës së Soreca-s, Rira duket se do t’i kushtojë vëmendjen e duhur në një moment të dytë.