Ballina Aktualitet Ministrja Nikolla: Studentët kanë gjithmonë të drejtë

Ministrja Nikolla: Studentët kanë gjithmonë të drejtë

Në një tjetër dalje për mediat ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u ka dhënë të drejtë studentëve, të cilët protestojnë kundër tarifave të studimit dhe jo vetëm. E ftuar në emisionin televiziv, Nikolla tha se studentët duhet të dëgjohen gjithmonë.

“Kanë të drejtë studentët, kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë që të dëgjohen. Që të jem e drejtpërdrejtë si dhe e sinqertë. Ka qenë një shqetësim në aspektin personal. Nga ana tjetër është një moment shumë i mirë në kuptimin e plotë të fjalës që arritëm në një moment që studentët të reflektojnë nëpërmjet një komunikimi serioz dhe është një moment i ri për të modernizuar institucionet e Arsimit të Lartë. Zëri i studentëve duhet të dëgjohet. Kam dëgjuar kërkesat e tyre që kanë evoluar. Ditën e parë kishin dy dhe ditën e dytë u bënë katër. Unë kam kërkuar të takohem me ta edhe në zyrën time ose në auditore. Gjenerata më e vyer që ky vend ka nuk meriton të bënim një komunikim në rrugë dhe nuk u pa e arsyeshme. Ata kërkuan që të dilja në shesh që të komunikonim. Kanë të drejtë studentët, kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë që të dëgjohen,” -tha Nikolla.