Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, pacienti zero drejt përmirësimit të dukshëm

52

Pacienti zero , i cili konsiderohet i infektuari i parë me COVID-19 është drejt shërimit. Kjo sepse ndaj testit të parë të realizuar ka rezultuar negativ ndaj koronavirusit.

Pacienti, i cili ndodhet i shtruar nën kujdesin e mjekëve në spitalin infektiv do t’i nënshtrohet një testi tjetër pas 48 orësh. Nëse rezulton sërish negativ , atëherë do të kemi të shëruarin e parë në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Deri tani ka 55 të prekur në vend me COVID-19, prej të cilëve një viktimë në Durrës.