Ministria e Shëndetësisë informon: 5 herë më shumë të infektuar se një ditë më parë

30

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se ka kryer dje plot 4,064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.

Një ditë më parë ishin gjysma e kësaj sasie testimesh, por vetëm një person i infektuar.

Rastet pozitive të konfirmuara 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë.