Ministria e Kulturës u bën thirrje instrumentistëve: “Bëni muzikë në orën 12:00”

73

Ministria e Kulturës ka vendosur të bëjë një thirrje ndaj instrumentistëve duke i ftuar ata sot të luajnë një instrument në dritaret e tyre. Nisma u nis nga Italia, por duket sikur edhe Ministria e Kulturës shqiptare e vlerëson dhe e inkurajon atë.

“Hapni dritaret

Lëreni muzikën të hyjë në shtëpitë tuaja

Ftojmë të gjithë instrumentistët, të zhgjojnë qytetin me tingujt e tyre

Bëjmë muzikë nga shtëpia

Ditën e diel ora 12:00”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.