Ballina Ekonomi / Biznes Ministri Lluka: Tregtia Shqipëri-Kosovë mbetet në nivele të pakënaqshme

Ministri Lluka: Tregtia Shqipëri-Kosovë mbetet në nivele të pakënaqshme

Ministri për Zhvillimin Ekonomik në Kosovë Valdrin Lluka deklaron se tregtia mes Kosovës dhe Shqipërisë vijon të mbetet në nivele të dobëta, pavarësisht nismave, pasi përsëri ka një sërë pengesash në aspektin e procedurave apo çertifikatave. Ndërkohë mosvënia në punë e interkonjeksionit edhe pse ka 5 vite që ka përfunduar, ka sjellë miliona euro dëme.

“Absolutisht nuk është në nivel të kënaqshëm, mund të them është në nivel dëshpërues për arsye se ne vazhdojmë ta kemi importuesin kryesor, kryesisht sa i takon ushqimit, Serbinë. Nga ana tjetër në Shqipëri vazhdon të jetë Greqia dhe Italia. Këto për ne janë të papranueshme, të dy vendet kemi dështuar me gjithë potencialin që e kemi jashtëzakonisht të mirë. 25 milionë euro janë dëme direkt financiare që kalkulohen, por janë edhe disa miliona euro shtesë, të cilat nuk e lejojnë implementimin e marrëveshjes së interkonjeksionit me Shqipërinë, që do të kishte përfitime jashtëzakonisht të mëdha për tregun energjitik të dy vendeve,”- shtoi më tej Lluka duke theksuar se të dy vendet kanë dështuar në këtë drejtim në gjetjen e zgjidhjeve.