Ballina Aktualitet Ministri Klosi: Gjatë 2019 do të mbyllim guroret në Krastë

Ministri Klosi: Gjatë 2019 do të mbyllim guroret në Krastë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, gjatë raportimit për buxhetin e vitit të ardhshëm u shpreh se do të hiqen liçensat ndaj subjekteve që ndotin ambientin dhe se do të mbyllen guroret në Krastë të Krujës.

Masakra mjedisore në Shqipëri është kthyer në shqetësim për deputetët e Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë prodhuese, ndaj frenimi i ndotjes mjedisore në zonat e mbrojtura apo në lumenjtë e vendit u kthye në kërkesën kryesore të deputetëve të PS ndaj Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit.

“Brenda pranverës së vitit të ardhshëm të gjithë guroret që ushtrojnë aktivitet në zonën që ju përmendët, do të largohen nga ajo zonë. Gjithashtu sot kemi 10 deri në 15 kompani, të cilat janë të gatshme të fillojnë investimet në hotelet me 5 yje në bregdet dhe në zonat me përparësi për zhvillimin e turizmit,”- u shpreh më tej ministri Klosi.

Qeveria së shpejti pritet të vijë me një draft të deatjuar për projektligjin për pyjet në vendin tonë.