Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të bëjë sot publik emrin që do të zëvëndësojë në detyrë ish-ministrin Sandër Lleshaj.
Sipas burimeve jo zyrtare pritet që emri për postin e rëndësishëm të jetë nga kabineti aktual qeveritar.
Emri më afër postit si ministre e brëndshme është ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, por kjo do të mësohet sot, kur vetë kryeministri do të bëjë publik emrin.
Gjithashtu ka patur supozime se ministri i ri mund të jetë si ministër teknik, pa orientime të mëparshme politike.
Rama në këtë rast mund të propozojë emrin e Elira Kokonës, e cila aktualisht mban postin e Sekretares së Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë.
Nuk kanë munguar këto ditë edhe emra të tjerë, si kandidatë të mundshëm, si sekretari organizativ në PS, deputeti Arben Pëllumbi, apo ai i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, por edhe ai i Pandeli Majkos.