Ministri i financave i Hesse i jep fund jetës, e cilësoi të ardhmen të pashpresë

62

Ministri i financave i Hesse, Thomas Schäfer, bëri vetëvrasje. Trupi i tij u gjet të shtunën në mëngjes pranë shinave të ICE, trenit gjerman super të shpejtë, afër Hochheim.

Sipas guvernatorit të landit, Volker Bouffier, mund të jetë vetëvrasja e parë politike e lidhur me epideminë e koronavirusit.

Shqetësimet për të ardhmen e rajonit do të shtypnin politikanin 54-vjeçar të krishterë demokrat. Schäfer lë gruan dhe dy fëmijët e tij.

Në një version të parë të artikullit që fliste për vdekjen e tij, gazeta Faz citoi një letër lamtumire në të cilën Schäfer nuk do ta përmendte direkt virusin, por përcaktoi të ardhmen sociale dhe ekonomike të landit gjerman si “të pashpresë”. Më pas, gazeta vendosi të hiqte letrën e lamtumirës nga faqja e internetit, por pamjet e vazhdojnë të qarkullojnë në mediat sociale.