Ballina LAJME Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj jep dorheqjen

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj jep dorheqjen

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij mëngjesin e sotëm. Lajmi është bërë i ditur nga një postim i bërë në Twitter nga kryeministri i vendit Edi Rama. Nëpërmjet këtij postimi, kreu i qeverisë falenderon ish-ministrin Xhafaj për kontributin e tij të çmuar dhe bën me dije se zëvendësuesi i tij do të jetë Gjen. Sandër Lleshi.

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” – shkruan kryeministri Rama në Twitter.