Ballina Aktualitet Ministri Gjiknuri: OST nënshkruan kontratën për projektet e energjisë

Ministri Gjiknuri: OST nënshkruan kontratën për projektet e energjisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri njoftoi se Operatori i Sistemit të Transmetimit nënshkroi kontratën për fillimin e punimeve të Lotitë të parë për nënstacionet, në kuadër të projektit,  “Linja ajrore 220 kV me dy qarqe Tirana2- Rrashbull dhe unaza 110 kV e Tiranës”.

Gjiknuri shkroi në rrjetet sociale se me përfundimin e projekteve do të sigurohet furnizim i sigurtë e cilësor në zonën Tiranë-Durrës, të cilat përbëjnë mbi 45 përqind të konsumit të përgjithshëm të energjisë në Shqipëri.