Ballina Aktualitet Ministri Ahmetaj: Nuk ka asnjë VKM ndaj ndryshimit të kasave

Ministri Ahmetaj: Nuk ka asnjë VKM ndaj ndryshimit të kasave

Pas akuzave të Partisë Demokratike për një vendim të Këshillit të Ministrave për zëvendësimin e kasave fiskale për bizneset me pajisje të reja, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ministri i financave dhe fkonomisë Arben Ahmetaj.

Ahmetaj ka mohuar kategorikisht këtë fakt, duke shtuar se ai vendim lidhet me forcimin e sistemit të kontrollit të sasive të hidrokarbureve, në favor të qytetarëve dhe buxhetit si edhe ka ironizuar PD për deklaratat e përsëritura.

“Nuk ka asnjë VKM për ndryshimin e kasave fiskale për bizneset! Forcojmë sistemet e kontrollit të sasive të hidrokarbureve, në favor të qytetarëve dhe buxhetit! Shumë tipike e PD, deklarata e përsëritur për të disatën herë e “ekspertit X”, që në rastin më të mirë është shfaqje paditurie të thellë, e në rastin më të keq, që është dhe më i mundur, disinformim me dashje i qytetarëve. Është humbje kohe t’u kthesh përgjigje për çdo budallallëk!”, – u shpreh ministri në fillimin e postimit.