Minierat e Bulqizës i marrin jetën një minatori vetëm 27 vjeç

46

Një minator ka humbur jetën sot pasdite vonë pasi duke punuar në një galeri, u përfshi në një aksident fatal.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë, ku gjatë punës është aksidentuar shtetasi E. A., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Burime në vendngjarje bëjnë të ditur për noa.al se një masiv gurësh ka zënë poshtë 27-vjeçarin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.