Ballina BOTA Minesota, shpërthim i fuqishëm, 11 shtëpi të shkatërruara dhe një i lënduar

Minesota, shpërthim i fuqishëm, 11 shtëpi të shkatërruara dhe një i lënduar

Një shpërthim i papritur zjarri në një shtëpi në Minesota,SHBA ka shkaktuar shumë dëme materiale si dhe plagosjen e një 80-vjeçari, i cili raportohet se ka qenë brenda saj kur ka ndodhur ngjarja dhe momentalisht ndodhet në spital.

Ekipet e zjarrit ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe shtrirjen e këtij shpërthimi masiv.

Një ekip i një kompanie energjetike të Minesotës është zhvendosur po ashtu në vendngjarje, për verifikuar sigurinë e zonës si dhe për të konfirmuar nëse është tani e tutje e sigurt për banorët e saj.

“Mendimet tona janë me banorët e prekur nga ky incident,” – u shpreh Lisa Kiava, një zëdhënëse e kompanisë energjetike Xcel.