Ballina Aktualitet Milot, automjeti përplas për vdekje kalimtarin

Milot, automjeti përplas për vdekje kalimtarin

Një këmbësor ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Mamurras.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Patokut.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.