Ballina Showbiz Milionerja e ‘Rich Kids of Instagram’ rrezikon burgun

Milionerja e ‘Rich Kids of Instagram’ rrezikon burgun

Ajo është një prej vajzave të ‘Rich Kids of Instagram’ dhe reklamon pasurinë në rrjetet sociale. Në fakt është pasuria që e ka vënë babai i saj, por kjo nuk e pengon 26-vjeçaren Stephanie Scolaro të krenohet me luksin, trupin e saj seksi, udhëtimet dhe makinat.

Por tashmë ajo rrezikon burgun. Një gjykatë e ka gjetur fajtore për tregti lëkurash të një gjarpri piton të rrezikuar. Ajo ka reklamuar për shitje çanta, kapela e mbajtëse celulari me lëkurën e gjarprit, që i ka marrë nga Indonezia.

Policia ka sekuestruar një sasi bizhuterish me vlerë deri në 20 mijë dollarë. Një zëdhënës i policisë tha se tregtia e lëkurës së pitonit është e ndaluar me ligj. 26-vjeçarja rrezikon deri në shtatë vjet burg. Vendimi jepet në janar.