Ballina Showbiz Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kurorëzohen në fshehtësi

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kurorëzohen në fshehtësi

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë një ndër çiftet më të bukur në botën e show bizz-it. Ata janë bashkë prej disa vitesh, edhe pse gjatë një periudhe u ndanë, por nuk kaloi shumë dhe u bashkuan sërish.

Me një dashuri më të fortë se kurrë, kanë vendosur ta kurorëzojnë atë me martesë. Në disa foto të publikuara nga miqtë e tyre tregojnë qartë se ata janë martuar në një ceremoni private.

Në foto ata shfaqen duke festuar me njerëzit e afërt dhe Liam është veshur me kostum të zi me një lule në xhep. Miley duket shumë pak, megjithatë arrijmë të dallojmë që fustani është në ngjyrë të bardhë. Në një prej fotove, çifti mban në dorë një thikë dhe janë gati për të prerë tortën. Po ashtu në sfond dallojmë që shkruhet Zoti dhe Zonja.