Milani dhe Interi i thonë “lamtumirë” San Siros, do të ndërtohet një stadium i ri

108

Autoriteti i Trashëgimisë Historike në Itali dha një vendim për stadiumin “San Siro” duke vendosur që do të shembet. Kjo, sepse nuk ka ndonjë domethënie arkitektonike për qytetin.

Arena e ndërtuar në vitin 1925, shtëpi për skuadrën e Milanit dhe Interit do të shembet për t’i lënë vendin ndërtimit të një stadiumi të ri. Të dyja klubet gjithashtu kanë rënë dakort për të ndërtuar një stadium kostoja e të cilit mendohet se arrin shifrën e 1.2 miliardë eurove.