Ballina Sport Vendi “Milani” dhe “Inter”, së shpejti me stadium modern

“Milani” dhe “Inter”, së shpejti me stadium modern

“Milani” dhe “Interi” bashkojnë forcat për të pasur një impiant të ri dhe modern.
Përfaqësuesit e dy klubeve u takuan me kryetarin e bashkisë së Milanos, dhe brenda vitit 2018 do të merret një vendim.

Opsionet janë dy. Të ndërtohet një stadium i ri ku te luajnë të dyja skuadrat apo të rikonstruktohet stadium aktual.

Aktualisht të dyja ekipet e Milanos përdorin të njëjtin impiant, “San Siro”. Ditën e sotme klubet kanë zyrtarizuar një projekt të përbashkët për një stadium të ri.
Faza vëzhguese do të përfundojë në fundin e këtij viti dhe më pas do të merret një vendim.