Ballina Aktualitet Mijëra shqiptarë drejtohen për në vendlindje për festat e fundvitit

Mijëra shqiptarë drejtohen për në vendlindje për festat e fundvitit

Mijëra emigrantë kanë ardhur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.

Nga të dhënat e marra, mësohet se vetëm nga Kakavija në 24 orët e fundit kanë hyrë në vend më shumë se 20 mijë emigrantë. Kjo vetëm për një pikë kufitare.

Ndërsa mësohet se fluks ka pasur edhe në Kapshticë dhe në pikat e tjera doganore.
Pritet që gjatë ditës së sotme të ketë fluks edhe në portin e Durrësit.