Ballina BOTA Michelle Obama gruaja më e admiruar në botë

Michelle Obama gruaja më e admiruar në botë

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara Michelle Obama është gruaja më e admiruar në botë në sytë e amerikanëve, gruaja e parë përveç Hillary Clinton-it e cila përcaktohet si e tillë në 17 vjet, sipas një sondazhi të ri Gallup-it.

Zonja Obama fitoi me një diferencë të madhe në sondazhin e këtij viti. Në tre sondazhe të mëparshme ajo renditej e dyta pas ish-sekretares së shtetit dhe ish-zonjës së parë Hillary Clinton.

Personaliteti televiziv miliarderja Oprah Winfrey u rendit në vendin e dytë, pasuar nga Hillary Clinton dhe Zonja e Parë aktuale Melania Trump.
Mbretëresha Elizabet e Britanisë u rendit e pesta, pasuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Për të 11-in vit me radhë ish-presidenti Barak Obama u rendit i pari në listën e burrave më të admiruar duke kaluar pasardhësin e tij, presidentin Donald Trump, i cili u rendit i dyti për të katërtin vit radhazi.

Ish-Presidenti George W. Bush u rendit i treti dhe Papa Françesku në vendin e katërt.
Sondazhi, i cili u krye gjatë këtij muaji, u kërkonte amerikanëve të anketuar të përcaktonin gruan dhe burrin që ata admironin më shumë prej çdo vendi të botës.