Ballina Stil / Modë Michael Buble nderohet me yllin e Walk Of Fame

Michael Buble nderohet me yllin e Walk Of Fame

Këngëtari Michael Buble është nderuar me një yll në Hollywood Walk Of Fame.
Buble dhe bashkëshortja Luisana Lopilato, që ishte ulur në audiencë shpërthyen në lot ndërsa ai mbante fjalimin.

Ai mori yllin në të njëjtën ditë kur albumi i tij i fundit ‘Love’ debutoi.

”Sa më gjatë të jetoj, aq më shumë e kuptoj se dashuria nuk është e lirë. Dashuria ka një kosto të madhe. Sa më shumë që e doni, aq më shumë lëndoheni”, – tha Buble gjatë fjalimit të tij.