Ballina BOTA Meksikë, e vranë dhe e futën në çantë, rrëmbyesit lënë mesazh tronditës

Meksikë, e vranë dhe e futën në çantë, rrëmbyesit lënë mesazh tronditës

I rëndë ka qenë lajmi për vrasjen e një gruaje sipërmarrëse e cila u rrëmbye e më pas u ekzekutua prej agresorëve të saj.

Kufoma e Susanna Carrera u zbulua në një çantë që ishte lënë në një parkim në qytetin bregdetar të Coatzacoalcos.

Ajo u zhduk rrugës për të marrë fëmijët nga shtëpia e një shoqeje, ku kamerat e sigurisë nga ambientet përreth treguan se ajo ishte marrë me dhunë brenda një makine.

Pasi e rrëmbyen, grabitësit kërkuan nga familja e saj 4 milionë pesos, ose rreth 180 mijë euro, por familja i pati të pamundura t’i siguronte dhe rrëmbyesit e vranë gruan.

“Sepse burri bëri të fortin dhe nuk donte të paguante haraçin”,ishte ky mesazhi shokues  që ata kishin lënë në në trupin e saj.

Mediat vendase shkruajnë se çifti kishin një fabrikë të vogël alumini në zonë, por nuk ishin mjaftueshëm të pasur sa të siguronin këtë shumë të madhe monetare.