Ballina Aktualitet Meta: Të largohet taksa e Rrugës së Kombit, për kosovarët boll e...

Meta: Të largohet taksa e Rrugës së Kombit, për kosovarët boll e lodhshme është pritja në kufi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Shqipëria me Kosovën duhet të shikojnë rrugët e bashkëpunimit, e jo të vendosin taksa reciproke.

I ftuar në mediat kosovare ai u shpreh:

“Kjo rrugë është investim monumental. Fakti që kjo rrugë është bërë, ka ndodhur një gjë e jashtëzakonshme mes Shqipërisë dhe Kosovës. Po të mendojmë se ku ishim para njëzetë apo dhjetë vitesh kur 90% e shqiptarëve duhet të udhëtonin nga Maqedonia për të ardhur në Kosovë, apo për të shkuar në Shqipëri”.