Ballina Aktualitet Meta, taksa në Rrugën e Kombit duhet hequr

Meta, taksa në Rrugën e Kombit duhet hequr

Presidenti Ilir Meta del hapur kundër taksës në Rrugën e Kombit. Në një intervistë dhënë në RTV Dukagjini, ai tha se ajo ishte “një gërmadhë”

“Midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet hequr çdo pengesë, që nuk cenon marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Çdo pengesë duhet hequr. Heqja e taksës për shembull nuk e cenon këtë marrëdhënie. Po flas për taksën tonë, atë të Kalimashit. Duhet të jem i qartë. Çdo veprim që nuk cenon marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian gëzon mbështetjen time të plotë” – tha Meta.