Meta takon në presidencë djalin e George Soros

0
3

Presidenti Ilir Meta është takuar mbrëmjen e sotme ne  presidencë me Alexander Soros, djali i filantropit të njohur George Soros. Takimi është pasqyruar edhe nga këshilltari i presidentit për mediat, Tedi Blushi.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, Andi Dobrushi.

Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”, shkruan Blushi.