Meta reagon ashpër ndaj fjalëve të Ramës:”Po preke 5 qershorin, do më kesh në çdo shesh të Shqipërisë”

32

Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratës së bërë nga Kryeministri Edi Rama, për të cilin thotë se “Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën”.

Më tej i bënë thirrje që të mos guxojë të vërë dorë mbi marrëveshjen e 5 Qershorit.

“Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti. Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala”, shkruan Meta.

Rama u shpreh sot në parlament se “Presidenti i Republikës si askush tjetër nuk ka kapacitetin mendor dhe moral që të përmbahet të paktën në krahun e një homologu që vjen nga jashtë. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu, që në krahë me një të huaji të ketë përdorur një fjalor vulgar, shantazhesh dhe depresiv për kundërshtarët”.