Ballina Aktualitet Meta: Nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë

Meta: Nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë

Presidenti Ilir Meta poston në facebook një urim për një fundjavë sa më të qetë larg zhurmës, tensioneve dhe streseve.

“Nuk ka të dielë por dhe të hënë” shkruan Meta.

“Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.
Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike.”