Ballina Aktualitet Meta njofton datën e re të zgjedhjeve vendore: 13 Tetor 2019

Meta njofton datën e re të zgjedhjeve vendore: 13 Tetor 2019

Presidenti Ilir Meta në konferencën e veçantë të shtypit të paralajmëruar pak më herët njoftoi gjithë publikun me dekretin e ri të datës së re të zgjedhjeve.

Ai tha se zgjedhjet vendore do të mbahen më 13 tetor 2019.
Meta është shprehur se ka zgjedhur këtë datë për dy arsye.

“E para sepse është data më e shpejtë për të organizuar zgjedhje të përgjithshme vendore gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje, por edhe sipas afateve proceduriale të jenë të përfshirë në procesin zgjedhor”, tha ai.

“E dyta sepse, siç e kam thënë në 8 qershor kur zhdekretova datën 30 qershor që një nga kushtet ka të bëjë me garantimin e vazhdimësië së integrimit europian të mos shkëputje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në lidhje me çeljen e negociatave”,theksoi Meta.

“Kemi humbur mjaft kohë deri tani si nga 8 qershori edhe 10 qershori, por fatmirëisht ende në axhendën e BE është çelja e negociatave. Por vendimi i BE është më 17-18 tetor”, tha Meta.

Meta u shpreh se s’mund të detyrojë askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme në zgjedhje. “Presidenti i Republikës si institucion me Kushtetutë që ka përgjegjësi dhe si unitet i popullit është t’u japë mundësi të gjithëve të reflektojnë të bëhen pjesë e këtij procesi”, tha Meta.

“Dua t’ju siguroj se nuk mund të detyroj askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme në zgjedhje. Si i vetmi institucion në Kushtetutë që ka për detyrë përcaktimin e datës së zgjedhjeve iu jap mundësi të gjithëve të reflektojnë, të bëhen pjesë e këtij procesi, që të mos ketë asnjë bashki pa kandidat tjetër alternativ”