Ballina Aktualitet Meta ne konferencë të jashtëzakonshme: Ja pse anulova 30 qershorin

Meta ne konferencë të jashtëzakonshme: Ja pse anulova 30 qershorin

Kjo javë pritet të jetë shumë e ngarkuar për Presidentin Ilir Meta.

Pressidenti Meta ndodhet 08:00 me konferencën e jashtëzakonshme ku jep arsyet që e çuan drejt marrjes së vendimit për shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve.

RTV Ora e percjelle live te gjithe konferencen.

Ilir Meta: “Presidenti është i organi i vetëm kushtetues që cakton datën e zgjedhjeve. Sipas kushtetues pa patur një datë të caktuar nga presidenti zgjedhjet e përgjithshme apo ato vendore nuk mund të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë.

Kurrsesi data e zgjedhjeve nuk mund të jetë ditë përçarëse.

Ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit të parparashikueshëm që mund të shkaktojë pasoja të paparashikueshme. Është rrezik për paqen në vend.

Zhvillimi i zgjedhjeve pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës cënon disa parime kushtetuese. Ky proces zgjedhor është fiktiv dhe është farsë dhe standardet jo vetëm që nuk përmbushen por shkelen.