Meta lajmëroi dekret për shpërndarjen e parlamentit/Rama:”Ku është e reja këtu?”

41

Sot, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dha si ultimatum shpërndarjen e Parlamentit deri në datën 15 mars. Ndaj kësaj deklarate dhe ndaj tubimit të sotëm ka reaguar kryeministri i vendit Edi Rama i cili u shpreh se nuk është rastësi që Presidenti shpërthen si minë e programuar ditët ku Shqipëria korr sukses në arenën ndërkombëtare.

“Ka një koinçidencë, shkojmë në Bruksel marrim mbështetje të jashtëzakonshme, arrijmë sukses të jashtëzakonshëm, duke siguruar financimet për rindërtimin dhe po atë ditë, Presidenti del dhe shpërthen para jush si një minë e programuar për të bërë atë gjë atë ditë. Sot në Bruksel del një raport që minimalisht duhet ta gëzonte atë President të Republikës për rekomandimin për çeljen e negociatave, por që ta hidhëronte në pikën që të rishpërthejë para të gjithëve, kjo është për të qarë, por për mua është diçka e pritur dhe aspak befasuese”- u shpreh ai , teksa shtoi se nuk shihte asgjë të re.

Rama është shprehur për çështjen e shpërndarjes së Parlamentit duke thënë se një gjë e tillë nuk do të pranohet.

“Presidenti nuk mund të firmosë dekrete të tilla dhe Iliri që ska asgjë prej Presidenti dhe që sot ka çelur fushatë brenda opozitës, mund ti shpallë luftë edhe SHBA, por Parlamenti nuk do ta njohë”.

Ndërkaq kryeministri u shpreh se Partia Demokratike gjatë tubimit të sotëm shërbeu si servis figurantësh në tubim.