Ballina LAJME Meta kundër MAS, rrëzon kërkesën kundër Mynyr Konit.

Meta kundër MAS, rrëzon kërkesën kundër Mynyr Konit.

Presidenti Meta ka rrëzuar propozimin e Ministrisë duke dekretuar vijimin e ushtrimit të detyrës nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Z. Mynyr Koni.

Ky drektim vjen pas një diskutimi të gjerë të disa denoncimeve mediatike të bëra ndaj Konit duke e akuzuar për skandale të njëpasnjëshme të ndodhura në rektorat.

DEKRETI
RRËZIMIN E PROPOZIMIT TË MINISTRIT TË ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, Z. MYNYR KONI
Në mbështetje të neneve 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, nenit 39, pika 8, 10 të ligjit nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, pasi shqyrtova propozimin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë me nr.4158/2 prot., datë 12.04.2019, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr.1169 prot., datë 15.04.2019

Dekretoj;
Neni 1
Rrëzimin e propozimit nr.4158/2 prot, datë 12.04.2019, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për shkarkimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.