Ballina Aktualitet Meta dekreton ligjin për dhurimin e apartamenteve për familjet e viktimave të...

Meta dekreton ligjin për dhurimin e apartamenteve për familjet e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka dekretuar ligjin që bën fjalë për aktin normativ në Qeverisë, për të dhuruar 17 apartamente për familjet që kanë humbur të afërmit në tërmetin e 26 nëntorit.

Përmes këtij dekreti, Meta i hap rrugë më tej, dhurimit të apartamenteve për familjet që humbën të afërmit e tyre gjatë tërmetit.

Kujtojmë se një pjesë e këtyre familjeve, tashmë janë futur në banesat e reja, ndërsa që pritet që edhe familjet e tjera të strehohen në apartamentet e dhuruara nga qeveria.